“Foto-mbrojtja” me komente të njëanshme nuk është mbrojtje

[Recension: Ç’BËNTE GRUEVSKI NË MAVROVË: Përderisa mediat opozitare gënjenin se ka qenë në bisedime me Xhaferin, ja se ç’ka ndodhur në Mavrovë!]

Titulli tendencioz është në përputhje me përmbajtjen e tekstit joprofesional me fotografi që përdoren për të spinuar, më saktë për ta shtrembëruar të vërtetën për temën që është me interes për publikun.

grujo-mavrovoLinku deri te artikulli origjinal: Ç’BËNTE GRUEVSKI NË MAVROVË: Përderisa mediat opozitare gënjenin se ka qenë në bisedime me Xhaferin, ja se ç’ka ndodhur në Mavrovë!

Data dhe koha e publikimit: 04.01.2017

Data e recensionit: 10.01.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

GJITHË KOHËN KANË SHËTITUR NËPËR BORË?

Nëpërmjet titullit thuhet se “mediat opozitare gënjenin se ka qenë në bisedime me Xhaferin”. Kontestuese për mënyrën e këtillë të raportimit nëpërmjet foto-dëshmive është kjo: A përjashtohet mundësia për aktivitete të caktuara vetëm për shkak se janë prezantuar disa fotografi të Gruevskit në një periudhë të caktuar të ditës. Më konkretisht, lexuesit i mbetet e paqartë:

  • A ka ndejtur lideri i VMRO-DPMNE-së me familjen gjatë gjithë qëndrimit të tij atje?;
  • Cilat janë ato medie opozitare që akuzohen për gënjeshtër?;
  • Pse nuk ka deklaratë zyrtare nga Gruevski ose nga Xhaferi rreth aktiviteve të tyre të pretenduara?;
  • Si është konstatuar vetëm nëpërmjet fotografive se disa media gënjejnë?

Ndoshta pyetja më thelbësore është se pse është publikuar ky tekst? Krijohen dyshime për anshmëri politike të tekstit, mu për shkak se një medie vëndohet në funksion të demantimit të medieve të tjera.

Nuk është theksuar autorësia e fotografive, me çka mbetet e hapur çështja shumë problematike se është marrë pëlqim nga prindërit për fotografimin e personave të mitur?

MBROJTJE PË KTHIMIN E VËMENDJES?

Burimi i patheksuar i fotografive në mënyrë plotësuese krijon dyshime se media përdoret për promovimin personal të liderit të një subjekti politik që të largohet vëmendja nga disa ngjarje, ndërsa teksti që gjendet nën fotografi shkon në favor të dyshimeve të këtilla:

“Gruevski me familjen e tij ditët e Vitit të Ri i kaloi në Mavrovë ku pushoi dhe e kaloi kohën në mënyrë cilësore me më të afërmit e tij”. 

Elementet komentuese, të ndërthurura me faktin e vetëm se ish-kryeministri ka dalë në shëtitje me familjen, vërehen qartë, që dëshmon për njëanshmërinë e tekstit:

“Dhe përderisa mediet opozitare spinuan se Gruevski ditët në Mavrovë i kalon duke negociuar me Musa Xhaferin, lideri i VMRO-DPMNE-së në fakt kënaqej në ditët me borë me vajzat e tij, Аnastasija dhe Sofija”.

Nuk sqarohet se pse Gruevski do të takohej me Xhaferin, ndërsa mungesa e burimeve për pohimet e këtilla, së paku nëpërmjet linkeve deri te mediet e përmendura, e bën tekstin jotërësor.

Marrë në përgjithësi, kemi një publikim të njëanshëm profesinal, me komente që nuk janë ndarë nga fakti i vetëm, që është spinuar në atë mënyrë që mbrohet politikani i përmendur nga sulmet e pretenduara nga burimet e paemërtuara.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button