Maqedoni, sot pasdite pritet të ketë reshura të shiut dhe borës

Të reshura të përkohshme të shiut dhe borës priten prej sot vonë pasdite në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të Maqedonisë. Gjatë natës në disa vende në fushëgropa është e mundur edhe paraqitja e shiut të ngrirë.

Të reshura të shiut do të ketë edhe nëser paradite në pjesët perëndimore dhe veriore, ndërsa në male do të bie borë, me çka mbulesa e borës do të rritet për 10 deri 20 centimetra, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në fushëgrupën e Shkupit priten të reshurat të jenë kryesisht të shiut, ndërsa do të ketë kushte që në disa vende të ketë paraqitje të shiut të ngrirë.

Të dielën, sipas DPHM, do të ketë stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Nga mesi i javës në vendet më të ulëta, posaçërisht në juglindje, të reshurat do të jenë të shiut. Në këtë periudhë temperaturat e ditës pritet të jenë në interval prej -3 deri 4 gradë Celsius. b

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button