Nikoliq: BE ndikoi për lirimin e Haradinajt

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se vendimi i gjykatës franceze që Ramush Haradinaj të lirohet përkohësisht, me kusht, është paralajmërim i refuzimit të aktakuzës së Serbisë, transmeton Portalb.mk.

“Unë besoj se Bashkimi Evropian u ka dhënë një direktivë të tillë të gjitha vendeve anëtare”, ka thënë Nikoliq për “Vecernje Novosti”, raporton Gazeta Express.

Nikoliq tha se “në raporte të tilla nuk do të ketë drejtësi për viktimat e pafajshme serbe, të krimeve të luftës të kryera nga shqiptarët”.

Haradinaj u arrestua më 4 janar me urdhër të Serbisë në vitin 2004, me akuzat se në vitet 1998 dhe 1999 kishte kryer krime të luftës kundër serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë.

Ish komandanti i UÇK-së deklaroi para gjykatës në Colmar se akuzat ndaj tij, të Serbisë, për krime lufte, janë politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button