Negociatat për Qipron përfunduan pa marrëveshje

Negociatat midis liderëve të grekëve dhe turqve qipriotë, Nikos Anastasijades dhe Mustafa Akinxhi kushtuar angazhimeve për bashkimin e Qipros, përfunduan mbrëmë vonë pa kurrfarë marrëveshje, përveç që është vendosur që ato të vazhdojnë më 18 janar, por në nivel të ekspertëve, njofton TASS.

Pas përfundimit të negociatave sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi se të dyja palët negociuese janë të gatshme t’i bëjnë “angazhimet e fundit” për gjetjen e zgjidhjes për Ishullin e ndarë.

Burime diplomatike kumtuan se tani për tani nuk është dakorduar takim i tre garantuesve në procesin negociues – ministrat e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Greqisë dhe Turqisë, të cilët do të bisedonin për  hapat e ardhshëm eventual në negociata.

Pas përfundimit të bisedimeve shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çaushogllu paralajmëroi se negociatat e ekspertëve më 18 janar do të mbahen në të njëjtin format sikurse edhe dje, gjegjësisht me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dy bashkësive qipriote, Britania e Madhe, Greqia dhe Turqia.

Ai theksoi se nuk është përcaktuar afati përfundimtar se kur duhet të përfundojnë negociatat e ekspertëve, duke potencuar se detyrë e tyre do të jetë që t’i shqyrtojnë opsionet e mundshme për gjetjen e zgjidhjes për Qipron në të gjitha sferat, duke e përfshirë edhe sferën e sigurisë dhe të përpunojnë propozim për vazhdimin e takimit në nivel liderësh, i cili mund të mbahet nga fundi i këtij muaji.

“Shpresoj se përsëri do të tubohemi nga fundi i janarit”, deklaroi Çaushogllu pas përfundimit të negociatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button