Policia arreston 8 persona për vjedhjen në muze

Tetë persona kanë rënë nën pranga, në aksionin e sotëm policor, për vjedhje të artefakteve nga Muzeu i Maqedonisë.

Në mesin e tyre janë edhe drejtori aktual i Muzeut të Maqedonisë Darko Kërzhovski,  ish drejtori Pero Josifovski ndërsa për veprën në fjalë akuzohet edhe ish drejtori i drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore Pasko Kuzman, aktualisht në arrest shtëpiak për rastin “Falanga”.

Të arrestuarit ngarkohen me akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare, autorizimeve për replikimin e artefakteve. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 40 mijë euro.

“Bëhet fjalë për perona nga Shkupi dhe Ohri, si Drejtori i Programacionit, magazinieri i depos në Muze, drejtori aktual dhe ish drejtori i Muzeut, si dhe ish drejtori i drejtorisë për trashëgimi kulturore. Personi i fundit është argjendar nga Shkupi i cili akuzohet për veprën penale të “nxitjes”, u shpreh Ivo Kotevski zëdhënës i MPB-së.

Sipas hetuesisë janë vjedhur 166 sende me vlerë me domethënie kulturore dhe historike.

Lajme të ngjashme

Back to top button