Sateliti që “lexon” reshjet në re

Amerikanët dhe japonezët nisin sot, satelitin që do t’i japë informacion njerëzimit në lidhje me motin në një kohë shumë të shkurtër.

Specialistët e Agjencisë Amerikane Hapësinore NASA në bashkëpunim me JAXA, homologët e tyre japonezë, lëshojnë këtë satelit që do të ofrojë informacion në kohë reale në lidhje me kushtet e motit. Informacioni i përfituar do të transmetohet brenda 3 orëve.

Misioni quhet Global Precipitation Measurement (GPM) dhe sateliti do të lëshohet nga qendra hapësinore Tanagashima në Japoni. Pasi arrin në orbitën e Tokës, sateliti prej 3,8 tonë do të jetë pjesë e yjësisë përbërë nga satelitë aktualë me misionin për të monitoruar kushtet e motit në Tokë.

Nasa do të jetë në gjendje të studiojë dukuri të rëndësishme, të tilla si ngrohja globale, formimi i stuhive, thatësirat, përmbytjet dhe evoluimin e burimeve të ujërave të ëmbla. “Cikli i ujit është një nga dukuritë më emocionuese, më dinamike dhe më i rëndësishëm i studimeve tona të motit dhe klimës në Tokë,” tha John Grunsfeld, drejtor shkencor i NASA-s. “Sateliti do të sigurojë shkencëtarët dhe meteorologët informacion thelbësor për të kuptuar më mirë dhe për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit,” shtoi Grunsfeld./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button