I ftohti e mori viktimën e nëntë në Shqipëri

Në Shqipëri sot  ndërroi jetë një tjetër person nga i ftohti duke e çuar bilancin në nëntë  të personave që kanë vdekur nga moti i keq dhe aksidentet.

Sot në qytetin e Sarandës është gjetur i pajetë 61 vjeçari Zhevahir Telo, babai i dy fëmijë. Ai punonte në portin e Sarandës, ndërsa sipas familjarëve është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në hyrje të banesës së tij. Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa shkak kryesor i vdekjes ka qenë i ftohti.

Kujtojmë që më shtatë janar në Sarandë ndërroi jetë një tjetër i moshuar për shkak të të ftohtit. Një fëmijë 12­ vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi u thye akulli i liqenit të Kasharit ku ai po luante bashkë me motrën e tij.

Në vend edhe mëtej mbisundon mot shumë i ftohtë me temperatura edhe deri minus 23 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button