‘Publikisht’ me Dafinën

Njëra ndër këngëtaret më seksi në vend, Dafina Dauti, ka bërë të ditur për Tribuna se është duke punuar në projekte të reja, ndërsa ka theksuar se një baladë është pothuajse gati për lansim.

“Jam duke punuar në një këngë të re. Do të jetë një baladë e bukur e cila flet për dashurinë e mbi të gjitha inatin i cili lind në dashuri. Kënga titullohet ‘Publikisht’ dhe ky titull lidhet shumë me tekstin e këngës. Për këtë këngë kam punuar me Granit Gashin. Ndërsa shumë shpejt do të filloj me xhirimet e videoklipit të cilin do ta realizoj me ‘Vilson Media’. Besoj që në gjysmë të muajit të ardhshëm kënga do të jetë gati për publikim”, ka thënë Dafina, ndërsa ka shpalosur se është duke punuar edhe në një këngë tjetër më ritmike.

“E kam edhe një këngë tjetër që po e punoj paralelisht. Kjo është më ritmike dhe titullohet ‘Ka rëndësi’. Por që realizimi i plot i kësaj kënge do të bëhet dikur më vonë”./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button