Stoltenberg: NATO për momentin nuk sheh kurrfarë kanosje nga Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jons Stoltenberg deklaroi sot se Aleanca “nuk sheh çfarëdo kanosje momentale nga Rusia për ndonjërin prej aleatëve”.

Megjithatë, e akuzoi “Rusinë e cila tregoi vetëbesim më të madh” se është angazhuar në përforcimin e kapaciteteve ushtarake dhe se ka treguar se është e gatshme të përdorë fuqi me qëllim që t’i realizojë qëllimet e saj, siç u dëshmua në Gjeorgji dhe Ukrainë.

Stoltenberg lidhur me pohimet se Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale amerikane me qëllim që të fitojë Donald Tramp, theksoi se çfarëdo përpjekje prej anash me qëllim të manipulimit të zgjedhjeve në ndonjë vend nuk mund të tolerohet./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button