VMRO-DPMNE: Ideja për heqjen e taksës radiodifuzive absurde

VMRO-DPMNE në reagimin me shkrim të LSDM-së, i cili paralajmëron heqjen e taksës radiodifuzive, vlerëson se bëhet fjalë për ide absurde dhe të pamatura me të cilat do të shkatërrohej servisi nacional radiodifuziv.

“LSDM dëshiron të bëjë gjithçka që ta shkatërrojë servisin radiodifuziv nacional si në kohën kur nuk jepte paga nga 7-8 muaj, shpallte tepricë teknologjike dhe i linte 500 familje pa bukë. Në qëllimet e tyre atëherë i parandaloi Unioni radiodifuziv evropian i cili e vendosi TRD pikërisht në kohën e LSDM-së, midis të tjerash edhe si mënyrë që të ruhet pavarësia e servisit nga ndikimet partiake nëse do të shfrytëzoheshin mjete nga buxheti”, thekson VMRO-DPMNE në reagim.

Që atje theksojnë se LSDM merret me tema të cilat nuk janë në ingerencat e saj me qëllim që ta defokusojë vëmendjen nga dështimi në dhjetë ciklet zgjedhore të fundit. “Në vend të kësaj duhet të merret me dorëheqjen e pritur të cilën Zaev paralajmëroi se do ta dorëzojë në rast të dështimit siç e përjetoi LSDM”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button