Teatri i Veliajt me të pastrehët dhe e vërteta shokuese e qendrave sociale në Tiranë (FOTO)

Para disa ditësh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në hapjen e mensës sociale për dhjetëra të pastrehë në qendrën rezidenciale në Njësinë nr. 11 në Laprakë.

Nuk ka nevojë të themi që kryebashkiakun e pamë në çdo kanal apo platformë mediatike duke shpërndarë mëngjesin buzagaz për dhjetëra të pastrehë të cilët tashmë konsumojnë ushqim dhe qëndrojnë në këtë qendër për të përballuar ditët e ftohta, njofton revista “Shije“.

Po përtej shkëlqimit që teleshikuesit janë mësuar të shikojnë çdo javë në televizion nga montazhet e gatshme që nëpunësit e bashkisë u dërgojnë mediave, realiteti shfaqet egërsisht.

Gjatë një vëzhgimi që Revista Shije bëri sot në këtë qendër, zhgënjimi nuk ishte i papritur…

Sapo hyn në qendër, hundët të bllokohen nga era e rëndë e lagështirës, mungesës së ajrosjes nga dyert dhe dritaret e mbyllura dhe njerëzve të cilët mund të kenë disa javë pa bërë një dush.

Një hapësirë e madhe boshe, me disa kolltukë që mesa duket i kishin rezistuar propagandës, një grup njerëzish ishin mbledhur kruspull nga të ftohtët. E vetmja ngrohje ishte ajo trup më trup.

qendra_sociale_91484220201.jpg (800×533)

Diku në një qoshe, në një dyshek të hollë ishte ulur një burrë të moshuar i cili mbuluar me batanije dridhej nga i ftohti. Teksa po ecja nuk mund mos të mendoja për pamjet e servirura në televizion.

Kryetari me jelekun e “supermen-it”, mbulesat e bardha të tavolinave, pjatat e bardha të porcelanit, brioshët, pijet dhe supa e ngrohtë u zhdukën në çast.

qendra_sociale_71484220198.jpg (337×600)

Në atë qendër gjendeshin njerëz të uritur të cilët hanin fasule në pjata plastike, dhe buka iu jepej në dorë, pa mbulesa, pa pjata, pa gota…

Nuk mund të mos përqendroheshe tek pisllëku që të pushtonte çdo shqisë dhe të paralizonte frymëmarrjen. Të gjithë të pastrehët hanin mbi dyshekët e shtruar në dysheme, të cilët në fakt për ta janë vendi ku hanë drekën, ku flejnë gjumë… vendi ku nis dhe mbaron dita.

Por gjëja më e veçantë dhe më vrasëse e këtij vendi është kontrasti. Operatorët socialë të bashkisë kishin nxituar të vinin në dijeni drejtoreshën e qendrës.

Dera u hap dhe para syve mu shfaq një femër e mbajtur, e parfumosur dhe flokët e krehura. Përveç shmangies nuk mundëm të merrnim asnjë informacion shtesë.

Ndoshta rastisëm në një moment të papërshtatshëm dhe të padenjë për t’iu shfaqur publikut…

qendra_sociale_111484220203.jpg (337×600)

Dy botë paralele, dy kategori sociale të ndryshme, punonjësit e Bashkisë dhe njerëzit e pastrehë të cilët fati, politikat, dhe tranzicioni i gjatë i ka lënë në mes të katër rrugëve.

Ata kërkonin të drejtat të cilat çdo qytetar tjetër jashtë Shqipërie i ka me ligj.

qendra_sociale_21484220191.jpg (337×600)

Por nëse një njeri jeton në një “magazinë” të përshtatur në qendër sociale, pa kushtet më minimale të jetës, pa dushe, pa lavanderi, pa ndihmë mjekësore, atëherë cili është humanizmi dhe përkrahja e kësaj shtrese në Shqipëri?

Në secilën anë të qendrës shikoje njerëz të cilët përpëliteshin nga të ftohtit. Në një hapësirë jo më të madhe se 140 metra katror kalojnë ditën 140 njerëz.

qendra_sociale_61484220197.jpg (337×600)

A është mjaftueshëm të rrosh, të flesh e të hash në 1 metër katror?!

Kur në muret e qendrës lexoje parullat e dikurshme bolshevike dhe në të njëjtën kohë një fëmijë me temperaturë nuk kishte asnjë mundësi mjekimi, a quhet kjo përkrahje sociale?

qendra_sociale_101484220202.jpg (800×532)

Tek afrohem për tek dera një zë më detyroi të kthehem: “Goca të lutem dy minuta, kam nevojë të flas me ty! Kam nevojë për ndihmë!”

U ktheva dhe shkova drejt saj, një grua në moshë me 2 fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve ishte mbështjellë në krahët e të ëmës. “Është me temperaturë, ka disa ditë”…

qendra_sociale_31484220193.jpg (337×600)

Nëna e këtij fëmije më tregoi  se ishte shtatzënë, me dy fëmijë dhe ishte e dhunuar nga bashkëshorti.

Dhuna e kishte detyruar të shkonte tek qendra më e afërt sociale, por mungesa e një shtëpie dhe e një pune e detyronte këtë grua ta mbajë fëmijën në këtë qendër.

qendra_sociale_11484220189.jpg (800×533)

“Kërkoj një vend të përshtatshëm për të jetuar, një punë, një mundësi për të jetuar ndershëm…”

Asnjë nga punonjësit nuk mund të na thoshte se çfarë iu ofrohej këtyre njerëzve përveç një copë buke dhe një vendi për të fjetur.

Dhe të gjithë bashkë, në të njëjtin vend…Por kjo nismë kaq e ka mundësinë, aq sa për t’i mbajtur gjallë fatkeqët…

qendra_sociale_41484220195.jpg (800×532)

Dhe aty në të ftohtë, ku më së shumti dëgjohej kërcitja e dhëmbëve se sa përtypja e shpejtë e dhjetëra të uriturve, vetëm një pyetje të rrotullohet në kokë: Në çfarë vitesh ka jetuar Migjeni?!

qendra_sociale_51484220196.jpg (337×600)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button