Reali luajti “tenis” me Schalken, Gallata ndali Chelsean

Skuadra e Real Madridit e ka shkel skuadrën e Schalkes, të cilën e mposhti me rezultat 1:6, në stadiumin e saj. Los Blancos në çdo aspekt ishin superior ndaj klubit gjerman. Reali në pjesën e parë shënoi dy gola, përmes Bale dhe Benzema.

Ndërsa në të dytën, u shënuan plotë pesë të tjerë. Nga një gol përsëri e shënuan Bezema e Bale, ndërsa edhe Ronaldo nuk u ndal evtëm me një, duke realizuar po ashtu dy gola. Ish-lojtari i Realit, Klaas Jan Huntelaar e realizoi golin e vetëm për vendasit.

Në ndeshjen tjetër skuadra e Chelseat nuk ka arritur më shumë se një barazim si mysafir i Galatasarayt, në kuadër të fazës së 1/8 së Ligës së Kampionëve. Galata dhe Chelsea në këtë takim barazuan me rezultat 1:1.

Ishte Torres që e filloi mbarë për anglezët duke shënuar që në minutën e nëntë të takimit. Por, ishte minuta e 65 e takimit, kur Chedju barazoi dhe më nuk u prekën rrjetat.
Ky rezultat lë të hapur gjithçka për ndeshjen e dytë në “Stamford Bridge”. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button