“Kalorësit e Maltës”, debat me Vatikanin për kontraceptivët

Një debat i ashpër shpërtheu mes Vatikanit dhe “Kalorësve të Maltës”, një urdhër i lashtë katolik, pasi një zyrtar i këtij të fundit u shkarkua për një skandal kontraceptivësh, transmeton Top Channel.

Debati pasoi lajmin se, dega e bamirësive të kalorësve kishte shpërndarë mijëra prezervativë në Mianmar. Për këtë arsye, 8 dhjetorin e kaluar u shkarkua kancelari i degës, Albrecht von Boeselager.

Kisha katolike ndalon përdorimin e kontraceptivëve artificialë dhe në këtë kuadër, Boeselager tha se nuk dinte gjë për programin e shpërndarjes së prezervativëve, të cilin e ndaloi sapo e mori vesh. Tani urdhri 900-vjeçar refuzon që të bashkëpunojë me një hetim të Vatikanit për shkarkimin e tij, madje ka paralajmëruar anëtarët se, nëse flasin me ekipin e Papa Françeskut nuk duhet të kundërshtojnë vendimin e urdhrit për të zëvendësuar Boeselagerin.

Përmes një komunikate për shtyp, “Kalorësit e Maltës” thanë se rishikimi i situatës nga Papa është ligjërish i parëndësishëm dhe ka qëllim të kufizojë sovranitetin e urdhrit. Papa krijoi një komision me 5 anëtarë për të hetuar shkarkimin, mes lajmeve se edhe i dërguari i tij te kalorësit, kardinali Raymond Burke ndihmoi në largimin e Boeselager pa bekimin e Papës.

Analistët thonë se debati për prezervativët reflekton jo vetëm ndarjet e mëdha ideologjike brenda Kishës katolike, por gjithashtu përpjekjet e Vatikanit për të sunduar i pakundërshtuar në botën katolike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button