Eskalon dhuna në Afganistan, shumë të vrarë

Gjatë shtatë ditëve të fundit në Afganistan është vërejtur eskalim i dhunës. Konkretisht, janë evidentuar shtatë sulme në të cilat kanë humbur jetën 88 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Para shtatë ditëve në jugperëndim të vendit janë regjistruar sulme ndaj autokolonës së forcave të sigurisë së Afganistanit, ndërsa me këtë rast, gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë janë plagosur.

Para gjashtë ditëve në krahinën Faryab është kryer sulm vetëvrasës me bombë në të cilën përveç sulmuesit ka humbur jetën edhe një person.

Në veri të vendit në krahinën Baglan, një sulmues para katër ditëve hapi zjarr ndaj një grupi minatorësh ku si pasojë humbën jetën 13 persona.

Talebanët para dy ditësh në krahinën Zabul vranë katër pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit. Sulmi i djeshëm vetëvrasës në krahinën Helmand mori jetën e tetë personave.

Gjatë ditës së djeshme po ashtu, është kryer sulm i dyfishtë në Afganistan, ndërsa me këtë rast humbën jetën 45 persona, ndërsa 157 u plagosën.

Sulmi i djeshëm me bombë në jug të vendit në krahinën Kandahar mori jetën e 11 personave në mesin e të cilëve ishin edhe diplomatë të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Prej shtatë sulmeve për katër sulme përgjegjësinë e kanë marrë talebanët, ndërsa për tre sulmet tjera askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button