fbpx

Ky fjalim i Obamas i ka bërë të gjithë të qajnë (Video)

Presidenti amerikan Barack Obama, pranoi mangësitë dhe sfidat e Presidencës së tij, por u ka bërë thirrje njerëzve për optimizëm dhe pjesëmarrje në procese demokratike.

Fjalimi i fundit i Obamës mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi zonjën e parë, gjë që shkaktoi ovacion në qendrën e konventës.

Ai tha: “Michelle – kanë kaluar njëzetepesë vjet, ti ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por edhe mikja ime më e mirë. Ti more një rol të cilin nuk e kërkove dhe e bëre në mënyrën tënde, me kurajë, stil dhe humor të mirë”.

Michelle buzëqeshi, duke mbajtur mezi lotët.

Presidenti gjithashtu shpërtheu në lot dhe vazhdoi: “E ke bërë Shtëpinë e Bardhë një vend që i përket të gjithëve. Brezat e rinj do të mund të shohin më lart, sepse të kanë ty si model. Më ke bërë krenar, dhe e ke bërë vendin krenar”, tha Obama.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close