BDI-ja, u bën thirrje shqiptarëve që të mos votojnë në zgjedhjet presidenciale

Për shkak se VMRO-DPMNE-ja, nuk pranoi konceptin për president konsenzual të shtetit, BDI-ja, ka vendosur që tu bëjë thirrje votuesve shqiptarë që të mos votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Për shkak se VMRO-DPMNE-ja, nuk pranoi konceptin për president konsenzual të shtetit, BDI-ja, ka vendosur që tu bëjë thirrje votuesve shqiptarë që të mos votojnë në zgjedhjet presidenciale, ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi I partisë, Bujar Osmani.

Në mbledhjen e sontme të kryesisë qendrore të BDI-së, partia duhet të miratojë një platformë, në të cilën, siç thotë Bujar Osmani, do të ketë më shumë mekanizma konsenzual të cilët do t’i garantojnë votës shqiptare se do t’i jepet më shumë rendësi para marrjes se vendimeve.

Osmani tha se platformën do t’jua propozojnë edhe VMRO-DPMNE-së dhe nëse kjo parti nuk e pranon, atëherë, BDI-ja do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button