FBI po heton pretendimet ruse ndaj Donald Trump

Mediet në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbrëmë se agjencia FBI po zhvillon hetime për vlefshmërinë e pretendimeve se operativistët rusë kanë informacione kompromituese personale dhe financiare, për presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Këto akuza ishin pjesë dyfaqëshe e bashkangjitur në raportin për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, dhe një shtesë që ishte konsideruar shumë e ndjeshme, me të cilën ishin njoftuar vetëm presidenti amerikan, Barack Obama, Donald Trumpi dhe tetë liderë të Kongresit, në takimet gjatë javës së kaluar, ka raportuar CNN.

Informacione të tilla kanë cituar edhe e përditshmja New York Times, dhe agjencitë Reuters dhe AP, duke u mbështetur në zyrtarët amerikanë, që kanë folur në kushte anonimiteti.

Trump është përgjigjur ndaj raporteve në rrjetin Twitter, duke thënë se ato janë “lajme të rrejshme, gjueti totale politike e shtrigave”.

Ekipi i tranzicionit të Trump nuk u ishte përgjigjur menjëherë kërkesave për koment, kanë thënë mediet.

Pritet që sot gjatë ditës,  Trump të paraqitet në konferencën e paralajmëruar për gazetarë në Nju Jork, në të cilën do të zbulohen planet për ndarjen nga interesat e tij biznesore, pasi ta fillojë presidencën më 20 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button