Maqedoni, qytetarët nuk gjejnë barna pas datës 20

Në 10 ditët e fundit të çdo muaji vështirë është të gjenden barnat me reçetë. Këtë e thonë shumë qytetarë, të cilët marrin përgjigje nga barnatoret se janë përmbushur kuotat, njofton TV21.

“Më vonë nuk e di por deri tani nuk kam pas problem , i kam marrë me kohë. Deri me 20-tin, pas datës 20 mbushet kuota, por deri me 20-tin mund të gjesh.”

Por nga Fondi për Sigurim Shëndetësor thonë se nivel të shtetit për vitin 2016 nuk janë plotësuar kuotat e barnave me reçetë nëpër barnatore.  Drejtori Sasho Stefanovski shtoi se fondi për ndarje të barnave këtë vit është rritur shumëfish dhe tani kap vlerën e rreth 3 miliardë denarëve.

Nga ky institucion paralajmëruan  se gjatë vitit 2017 do të realizohet krijimi i aplikacionit për telefona të mençur, përmes të cilit qytetarët mund të kërkojnë ilaçet që u nevojiten në barnatore në bazë të vendndodhjes së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button