Maqedoni, këto janë forcat e partive në 6 ciklet e fundit zgjedhore

Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov e mori mandatin e pestë me radhë për formimin e Qeverisë me shumicë parlamentare prej 51 deputetë në institucionin ligjvënës. Kjo nuk do të jetë hera e parë mandatin për formimin e qeverisë ta merr kandidati i partisë e cila në zgjedhje ka fituar numrin më të madh të vendeve të deputetëve e që nuk ka shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend, gjegjësisht minimum 61.

Gruevski mandatin e parë të kryeministrit e mori pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006-të, kur VMRO DPMNE fitoi 45 vende deputetësh ndërsa LSDM 32. Presidenti i atëhershëm i shtetit, Branko Cërvenovski, ia dorëzoi mandatin Gruevskit, i cili formoi qeverinë duke bërë koalicion me PDSH-në, e cila kishte 11 deputetë, me PRSD-në e Tito Petkovskit me 7 deputetë dhe me RDM e Liljana Popovskës me 1 deputet. Edhe pse nuk hynë në koalicion  qeveritar, për qeverinë e atëhershme të Gruevskit votuan edhe gjashtë deputetë të VMRO Popullore të liderit të mëhershëm të DPMNE-së, Lubço Georgievski.

Kështu është dukur renditja e forcave në Kuvendin e RM-së në secilën prej gjashtë cikleve për deputetë në Kuvend, prej vitit 2002 deri 2016.

partii-broj-na-mandati-po-godini-1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button