Lëvizja për Vizion: Ermira Mehmeti me gjeste si të fëmijëve

Organizata Jo Qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, reagon ashpër ndaj sjelljeve siç thonë ata fëmijërore të deputetes Ermira Mehmeti, e cila dje në seancën e parlamentit nga vendi bërtiste  ‘Sushiko’, për të përkujtuar Fazliun  rreth takimit që ditë më parë u realizua mes drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe liderit të PDSH-së Menduh Thaçi në restorantin “Sushiko”.

“Ne mendojmë se Ermira përpos se ka poshtërësuar gjithë popullin shqiptarë me gjestet e tilla të një fëmijë, ka nënçmuar edhe grupin parlamentarë të BDI-së, por turpin më të madh pa dyshim ua ka hedhë votuesve të sajë.

znj.Mehmeti mendojëmë se nuk të ngjajnë sjelljet e tilla të një “fëmije në çerdhe”, posaçërisht në Parlamentin e një shteti, e cila është pasqyra e gjithë qytetarëve. Kjo shtëpi ligjvënës është institucioni më i lartë i një shteti, ku duhet që çdo individ brenda tij ti respektojnë kodin e sjelljes.

Organizata Jo Qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, po ashtu kërkon nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, që të distancohet nga kjo sjellje e pa matur mirë të deputetes Mehmeti.

Ne si Organizatë kërkojmë edhe nga Partia Demokratike Shqiptare – PDSH, dhe nga të gjithë deputetët e kuvendit, që të kenë kujdes në sjelljet dhe në shprehjes e tyre, sepse janë bërë cirkë për publikun”, thuhet në Reagimin e “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”.

Lajme të ngjashme

Back to top button