Halili ka angazhuar ekspertë të jashtëm për analizën e Marrëveshjes së Ohrit

Me aktualizimin e temës për analizën e Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri Festim Halili ka angazhuar ekspertë të jashtëm, të cilët rishikojnë dhe mbikëqyrin të gjitha procedurat e prokurimit publik dhe do të kërkojnë informacione shtesë nga vetë kompania fituese, që ka marrë përsipër realizimin e analizës dhe konferencës që rrjedh nga kjo analizë, thuhet në sqarimin e dërguar nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit rreth aktualizimit të temës për analizën e Marrëveshjes së Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit është dokument tejet i rëndësishëm për vendin tonë, dhe si të tillë, ne angazhohemi që analizat vjetore, raportimet dhe konferencat kushtuar këtij dokumenti të mbajnë korrektësinë dhe seriozitetin e duhur. Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të mbetet i përkushtuar dhe i gatshëm të përcjellë çdo informacion që do të sillet nga institucioni ynë”, citohet në sqarim. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button