Deklarata e shtrembëruar e Fërçkovskit është paraqitur si qëndrim i LSDM-së

[Recension: “Plani për jetë” i LSDM-së: Mbyllja e fakulteteve, përzënia e studentëve dhe e profesorëve në rrugë]

Tekst manipulues dhe i njëanshëm, i cili nëpërmjet shtrembërimit të fakteve dhe shtimit të informatave të pasakta, ndërton një pasqyrë rrejshme nëpërmjet të cilës e orienton lexuesim të formojë qëndrim negativ për LSDM-në.

plan-za-zhivot-na-sdsm-zatvoranje-na-fakulteti-brkanje-na-studenti-i-profesori-na-ulica-kurir-mkLinku deri te artikulli origjinal: “Plani për jetë” i LSDM-së: Mbyllja e fakulteteve, përzënia e studentëve dhe e profesorëve në rrugë

Data dhe koha e publikimit: 02.01.2017, 10:44

Data e recensionit: 04.01.2017

Recensuese: Simona Atanasova

МАNIPULIM

Теksti me vetëdije e manipulon publikun se LSDM-ja, në qoftë se vjen në pushtet, do t’i mbyllë fakultetet e disperzuara, do t’i përzë në rrugë studentët dhe të gjithë profesorët:

“Mijëra familjeve akoma u kujtohen përjashtimet nga puna dhe jeta e vështirë që ua servon kjo parti. E se asgjë nuk ka ndryshuar nga e kaluara dhe se nuk mësojnë nga gabimet e të kaluarës, është fakti se “ekspertët” e tyre më të mëdhenj dhe profesorët që i mbrojnë politikat e tyre, qytetarëve u tregojnë se çka i pret nëse LSDM-ja vjen në pushtet”.

Теksti i referohet deklaratës së profesorit Ljubomir Fërçkovski, i cili, përndryshe nuk ka absolutisht asnjë funksion në LSDM, por flet në emrin e tij si profesor i Fakultetit Juridik. Nuk mund dhe nuk guxon gjithçka që thotë ai të merret si qëndrim i partisë në të cilën më parë ka qenë funksionar. Përveç kësaj, ai askund në mënyrë eksplicite nuk thotë se duhet të mbyllen fakultetet e disperzuara.

PASQYRË E RREJSHME

Теksti qysh në titull manipulon duke përdorur shprehjen “Plani për jetë” i LSDM-së, duke aluduar në programin partiak për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të quajtur “Plani për jetë në Maqedoni”.

Në programin e LSDM-së askund nuk përmendet mbyllja e fakulteteve të disperzuara, por se do të rishqyrtohet cilësia e këtyre grupeve studimore.

Në programin zgjedhor të LSDM-së – Plan për jetë në Maqedoni, në kategorinë e arsimit thuhet:

“Në fakultete, do t’i për shtasim programet arsimore me tregun e punës, me mundësi për programe më të shkurta studimore që mundësojnë njohuri praktike për studentët e diplomuar.
Futja e studimeve të disperzuara u tregua si dështim i plotë arsimor, në kundërshtim me sasinë e mjeteve të investuara.
Do të rishqyrtohet mënyra e financimit të arsimit të lartë dhe cilësia e grupeve të disperzuara studimore. Propozojmë mënyrë të re të udhëheqjes me universitetin, që do të çojë në universitet më efikas dhe më transparent.
Në prizmin e këtyre standardeve, do të rishqyrtohet cilësia e studimeve të disperzuara dhe e universiteteve private, si dhe nevoja dhe arsyeshmëria e tyre shoqërore-ekonomike”.

Në këtë artikull gazetaresk aspak nuk respektohen vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave. Në vend që ta informojë publikun në mënyrë të saktë, të verifikuar dhe objektive, ky tekst propagandues e shtrembëron të vërtetën dhe e manipulon publikun lexues.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button