Albin Kurti flet për arrestimin e Haradinajt, ka disa porosi për pushtetarët

Ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosjes”,  Albin Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka dënuar ashpër arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton BS.

Sipas tij, LVV-ja është revoltuar me ndalesën e shtetit të Francës, mirëpo të njëjtën gjë nuk e kanë bërë edhe pushtetarët e Republikës.  Kurti thotë se arrestimet ndërkombëtare të ish-luftërave të çlirimit kombëtar nuk janë përjashtim por rregull.

“UCK-ja është braktisur nga dokumentet e republikës në Kushtetutë. Nuk bëhet për harresë por mohim. Ne gjithë e dimë se është thelbi i historisë tonë të re, por duke u lënë jashtë shtetit ajo mbyllet në burgje. Këto ditë është folur për arrestimin e Ramush Haradinaj, shumica e shqiptarëve dhe përfshirë VV jemi të revoltuar ndaj kësaj padrejtësie. Por është hipokrizi, sidomos pushtetarët, e duan ndaljen e arrestimeve. Pse ata nuk i kanë vënë kusht që të bëhet anulimi i flet-arresteve për çlirimtarët tanë”, është shprehur ai.

Kurse, për dialogun e Brukselit, sipas Kurtit, Kosova nuk mund të jetë palë, por Kosova më shumë është temë sesa palë. “Normalizimi s’ka qenë drejtë njohjes por kundër mosnjohjes së Kosovës”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button