‘Pyjet e Maqedonisë’ janë pajisur me 33 vetura

30 vetura (Dacia Duster) janë dhënë për 30 njehsi të ‘Pyjeve të Maqedonisë, dhe tre vetura (Shkoda Yeti) janë dedikuar për nevojat e Direksionit.

Siç thonë nga ‘Pyjet e Maqedonisë’ me këto vetura do të përmirësohen kushtet e funksionimit të ndërmarrjes, përmirësohet efikasiteti i mbrojtjes së pyjeve dhe maleve, ndërsa do të intervenohet më shpejtë në raste të ndryshme, si dhe zvogëlohen harxhimet për lëndë djegëse.

Veturat e vjetra harxhonin nga 12-15 litra për 100 kilometër, ndërsa këto të rejat do të harxhojnë 6 litër për 100 kilometër.

Më konkretisht siç bëjnë me dije në ‘Pyjet e Maqedonisë’, veturat e vjetra në vit harxhonin 8.000.000 denarë për lëndë djegëse, ndërsa të rejat do të harxhojnë vetëm 3.400.000 denarë brenda një viti.

Veturat do të paguhen me 36 këste./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button