Kush po i fiton xhamitë në Maqedoni?

Branko Gjorgjevski, kolumnë –“ Lufta për xhamitë filloi”, Dnevnik
Ngjarjet e Orizares së epërme është shembull tipik se si në vitet e kaluara “ fitohen” xhamitë të cilat janë nën kontrollin e BFI nga ana e strukturave dhe mësimeve të reja islame. Receta veç më është zbatuar në Shkup.

Agim Jonuz, kolumnë – “Shaka presidenciale”, Dnevnik
Dimrin e kaluam me krahë të shkurta nën xhaketa. Zoti dhe natyra diçka po përgatisin, qoftë për hajr. Ajo që nuk bën është informata se nëse Zoti dhe natyra diçka përgatisin, çka do që të ndodhë, nuk ka provim përmirësues.

Vele Mitanoski, kolumnë – “Pushteti dërgoi thikë për lopët e Timoteit”, Utrinski Vesnik
Peshkopi më shumë dëshiron të beson se “pas kësaj qëndron ndonjë papjekuri disa “zyrtarëve” të vegjel, por nuk e përjashton mundësinë se kjo mundet te jetë edhe nga pushteti.

Zhana P. Bozhinovska, kolumnë – “ A do të kishte diktator nëse nuk ekzistonte guaca e toaletit”, Dnevnik
Vallë do të ishte çudi aq e madhe pasuria e Janukoviqit nëse babai i popullit ukrainas do ta firmoste marrëveshjen për bashkëpunim tregtar me BE? Vallë do të ishte i njëjti diktator edhe për Ukrainasit edhe për Perëndimin, a do të ia numëronte dikush veturat në sallon dhe njëkohësisht të habitej nga anija në liqenin e oborrit?

Erol Rizaov, kolumnë –“Gruevski ne Londër dhe në Shkup”, Utrinski Vesnik
Konstatimi historik i Londrës se “ ardhmëria e rajonit qëndron në BE”, Gruevski këtë të drejtë duhet tua jep të gjithë qytetarëve që mendojnë kështu, e jo ata që do ta shprehin të njëjtën fjali në Maqedoni të prononcohen si armiq të shtetit dhe të paguar grek nga zagarët e mediumeve të pushtetit.

Mirçe Jovanovski, kolumnë –“ Së bashku jemi më të fortë”, Utrinski Vesnik
A do të gjejnë shtetet e rajonit formulë të vërtetë për tërheqjen e investimeve të huaja  direkte ose edhe më tej secili do ta shet përrallën e vet?

Sanja Naumovska, editorial – “ Ndotësit më të rëndësishëm se qytetarët”, Utrinski Vesnik
Qytetarët qartë i rekomandojnë ministrit Ademi, Qeverisë, e posaçërisht ndotësve se afatet duhet respektuar. Të gjithë e  kemi mjaft prej helmeve në ajër, ujërave të ndotura nëntokësore, truallit të helmuar mbi të cilin duam të ndërtojmë tokë bujqësore.

Mitko Jovanov, kolumnë – “ Formula për logaritjen e gënjeshtrës”, Sloboden Peçat
Njësia matëse për llogaritjen e gënjeshtrës, mashtrimeve dhe manipulimeve janë 8 milionë euro investime të cilat  Gruevski i premtoi në vitin 2008.

Lajme të ngjashme

Back to top button