Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell, ndërsa në pjesët lindore me vranësira dhe me kushte për reshje lokale të përkohshme të borës që do të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në pjesët e tjera me intensitet më të ulët. Do të fryjë erë mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 18 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë nga minus 10 deri në tre gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej minus 13 gradë Celsius, ndërsa maksimale deri në minus 9 gradë Celsius.

Deri të enjten do të jetë mot shumë i ftohtë me rritje të lehtë të temperaturës së lartë, ndërsa rritje më të konsiderueshme të temperaturave do të ketë nga e premtja. Reshje të reja të shiut dhe të dëborës priten të premten pasdite dhe të shtunën paradite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button