Rusia mohon pretendimet e SHBA-së për sulmet kibernetike

Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin u shpreh se akuzat e SHBA-së se Rusia ka kryer sulme kibernetike të “kujtojnë gjuetinë e shtrigave”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët Peskov tha se janë lodhur nga akuzat për sulmet kibernetike. Ai ka vënë në dukje se SHBA-ja në raportin e saj në lidhje me këtë çështje nuk ka ndonjë informacion të rëndësishëm.

Ndër të tjera Peskov ka theksuar se presidenti i 45-të i zgjedhur në SHBA, Donald Trump, ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë për këtë çështje dhe se nuk janë në dijeni të qëndrimit të tij.

Në raportin e përgatitur pas zgjedhjet presidenciale në SHBA nën koordinimin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) dhe Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (NSA) ishte pretenduar se Putin kishte dhënë urdhër për sulme kibernetike për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button