Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta!

[Recension: “Libertas”-i i Sorosit edhe me një gënjeshtër të madhe: Libri i Trampit është në dispozicion të publikut, gjendet në “City mall” në Shkup]

Artikulli që e recensojmë, duke shpejtuar ta mbrojë liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, dhe ta sulmojë një medie tjetër, duke potencuar se është “i Sorosit”, nuk i ka kushtuar vëmendje asaj që e shkruan dhe fakteve që ua ofron lexuesve.

sorosoviot-libertas-so-ushte-edna-teshka-laga-knigata-na-tramp-javno-dostapna-ja-ima-vo-siti-mol-vo-skopje-republika-onlineLinku deri te artikulli origjinal: “Libertas”-i i Sorosit edhe me një gënjeshtër të madhe: Libri i Trampit është në dispozicion të publikut, gjendet në “City mall” në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 05.01.2017

Data e recensionit: 08.01.2017

Recensuese: Аna Anastasovska

Duke dashur që ta kundërshtojë një artikull, teksti vetë ka bërë gabim të madh.

Në fakt, tendenca e artikullit shihet që në titull ku thuhet se “Libertas”-i i Sorosit edhe me një gënjeshtër të madhe. Si e рara, manipulohet faktin që thuhet “edhe një gënjeshtër”, e nuk tregohet se cilat janë gënjeshtrat tjera, të cilat, gjoja, i paska publikuar media e përmendur.

“’Libertas’ shkroi se libri i kryetarit të posazgjedhur amerikan Donald Tramp “Përsëri madhështore” nuk mund të gjendet në Shkup. Gjithsesi kjo është gënjeshtër, për shkak se është në dispozicion të publikut në “City mall” në Shkup, në “Ars studio”, e cila gjendet në katin e dytë të qendrës tregtare. Nga atje na thanë se ky libër me 200 faqe është një nga më të shiturit dhe kushton 490 denarë”.

E dyta, lajmi të cilin e publikon “Libertas” nuk është i tij, por është marrë nga agjencia “Меta” dhe kjo është theksuar në mënyrë të qartë në portalin “Libertas”, e poashtu ka edhe link deri te lajmi origjinal, mirëpo qartazi për artikullin që e recensojmë kjo nuk është aq me rëndësi. Edhe pse lajmin e “Meta”-s e transmetuan edhe medie të tjera, megjithatë artikulli ka vendosur ta sulmojë “Libertas-i se gënjen”.

Pastaj, lajmi i “Meta”-s, të cilin e ka marrë portali “Libertas”, nuk është i rremë. Lajmi origjinal informon se libri i Donald Trampit, të cilin Gruevski e ka përmendur në intervistën për portalin “Republika”, duke theksuar se është libri i fundit të cilin e ka lexuar, nuk gjendet në libraritë e Maqedonisë.

Domethënë, nuk gjendet në librari, e jo nuk gjendet në Maqedoni, siç thuhet në këtë artikull. Pastaj, artikulli e mohon lajmin e portalit “Libertas”, duke theksuar se libri gjendet në “Ars studio” në “City mall”. “Аrs studio” është shtëpi botuese dhe qendër edukative е cila nuk ka librari në Maqedoni, por ka vetëm një shtand-librari në “City mall”.

Qëllimi i këtij teksti, qartazi është politikisht i motivuar dhe tendencioz. Të sulmohet dhe të njolloset një medie që ka qëndrim kritik ndaj pushtetit, pa i kushtuar me këtë rast vëmendje lajmit që e ka publikuar ajo medie dhe fakteve në të. Në gazetari nuk ka vend për motive politike, por vetëm për fakte dhe për të vërteta që janë me interes për publikun.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button