Ford paraqet Focusin e ri

Ford Focusi i ridizajnuar për vitin 2014 më në fund i është prezantuar publikut. Motori i ri, karroceria e rifreskuar dhe kabina, do të prezantohen edhe më në detaje në panairin ndërkombëtarë në Gjenevë.

Në vitin e tretë të prodhimit të saj, gjenerata e tretë e Foruc do të ketë dizajn të ri si në pjesën e përparme, por asnjëherë duke mos shlyer detajet bazë të Ford-it. Dizajni i ri i dritave, maska e ftohësit është inspiruar nga Aston Martin, derisa mbrojtësi i ri do të duhej ta bënte Focusin e ri më tërheqës për blerësit. Detajet tjera të kësaj veturë do të mbesin të pandryshuara duke mos llogaritur disa ndryshime të vogla kozmetike. Kur flasim për kabinën, ajo është e pajisur me konzolë qendrore elektronike, dhe përparësia e vetme do të jetë se në të do të futen më pak butona.

Por aty është edhe monitori i ndjeshëm në prekje përmes të cilit kontrollohen shumë gjëra në veturë. Motori do të jetë i disponueshëm në dy versione, atë me benzinë dhe naftë. Ai me 1.5 litra me benzinë që prodhon 150 kuaj fuqi, derisa ai me naftë do të ketë 95 kuaj fuqi. Dhe motori më i fuqishëm do të jetë ai ST me 2.0 litra eco-boost që gjeneron 250 kuaj fuqi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button