Maqedoni, shpenzimet për jetesë zvogëlohen vetëm për 0.1%

Shpenzimet e jetesës në dhjetor të vitit të kaluar janë zvogëluar për 0,1 për qind, ndërsa çmimet me pakicë kanë mbetur në nivelin e njëjtë në raport me muajin paraprak. Shpenzimet për jetesë dhe çmimet me pakicë, në 2016 shënojnë ulje prej 0,2 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2016 ulje të shpenzimeve për jetesë janë vërejtur në grupet: Ushqim dhe pije alkoolike dhe Shëndet për 0,4 për qind, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0,2 dhe Mobilie, orendi dhe mirëmbajtje të orendive për 0,1 për qind. Rritje ka tek grupet: Rekreim dhe kulturë për 1,2 për qind, Transport për 0,5, Veshje dhe veshmbathje dhe Mallra dhe shërbime të tjera për 0,2 dhe Restorante dhe hotele për 0,1 për qind. Në nivel të vitit të kaluar janë grupet: Banim, ujë, elektrikë, gaz dhe karburante të tjera, Komunikime dhe Arsim.

Ulje të çmimeve me pakicë ka te Produktet bujqësore për 0,8 për qind, Shërbime për 0,3 dhe Pije për 0,2 për qind. Rritje është vërejtur te Produktet Industriale-joushqimore për 0,3 për qind, grupi Produkte industriale ushqimore është në nivel të vitit të kaluar.

Shpenzimet për jetë në dhjetor të vitit të kaluar në krahasim me dhjetorin e vitit 2015 shënuan zvogëlim prej 0,2 për qind, ndërsa te çmimet me pakicë ka rritje prej 0,1 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button