Gazetarët pyesin Moyes: “Pse nuk luajti Januzaj”?

David Moyes, është bërë “kurban” i gazetarëve të martën mbrëma, pas disfatës tronditëse nga Olympiacosi, në Ligën e Kampionëve. Vetë tekniku skocez, e ka pranuar se ka gabuar me taktikën e tij, por gazetarët i kanë bërë atij pyetje nga më të ndryshmet, lidhur edhe me lojtarët e zgjedhur.

Natyrisht, se Moyes nuk i ka ikur edhe debatit se pse nuk e ka thirrë për këtë ndeshje, talentin shqiptar, Adnan Januzaj. Moyes, u ka thënë gazetarëve, se e kishte zgjedhur Tom Cleverleyn në vend të tij. “E kisha vendosur qysh javën e kaluar, të luajë me Cleverleyn. Adnanin e kisha paraparë ta angazhojë kohë pas kohe, kështu që zgjodha ta lë jashtë listës për këtë takim”, ka thënë Moyes.

Lajme të ngjashme

Back to top button