Fjalimi i Ryan Gosling dedikuar gruas së tij emocionoi publikun (Video)

Aktori protagonist i filmit “La La Land”, Ryan Gosling, është vlerësuar me çmimin “Aktori më i mirë në muzika ose komedi”.

Në fjalimin e mbajtur në skenën e Golden Globes, aktori ka dashur ti dedikojë dy fjalë të thjeshta bashkëshortes së tij, Eva Mendes, shkruan Opinion.al, transmeton Portalb.mk.

“Dua të përpiqem të falënderoj një person ashtu siç duhet. Ndërkohë që unë isha duke kënduar, kërcyer, luajtur piano, e duke kaluar një nga përvojat më të bukura që kam pasur në ndonjë film, zonja ime ishte duke rritur vajzën tonë, shtatzënë me fëmijën e dytë dhe duke ndihmuar vëllain e saj që po kalonte një luftë me kancerin. Nëse ajo nuk do i merrte përsipër këto gjëra, unë nuk do e kisha këtë eksperiencë. Me siguri do ishte dikush tjetër në vendin tim. E dashur, faleminderit!”- ka përfunduar Gosling.

36 vjeçari duket se ka prekur të gjithë gjininë femërore me fjalët e tij të ndjera.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button