Van Hojte me mësime për demokracinë në Maqedoni, pjesa e tretë

Pas shkrimit të parë dhe të dytë, ish ndërmjetësuesi në marrëveshjen e Përzhinës, vjen me shkrimin e tij të tretë, me mësime të reja për demokracinë në Maqedoninë, transmeton Portalb.mk.

Shkrimin e plotë të Piter Vanhojtes mund ta lexoni më poshtë:

Mësime për Maqedoninë: Demokracia në veprim (Pjesa e III)

Parlamenti është institucioni kyç në demokraci. Është vendi për debate politike përfshirë pozitën dhe opozitën. Ai është vendi ku politikanët, pavarësisht nëse i përkasin opozitës dhe pozitës, mbikëqyrin (kontrollojnë) qeverinë.

Pasi parlamenti u shpërnda para zgjedhjeve, parlament nuk ka më. Kjo do të thotë: s’ka kryetar, s’ka zëvendës kryetar, s’ka shefa të grupeve parlamentare, s’ka aktivitete parlamentare.

Pasi zgjedhjet mbaruan dhe rezultatet janë përfundimtare, Komisionin Shtetëror Zgjedhor paraqiti listën përfundimtare të kandidatëve të përzgjedhur në parlament. Meqë më nuk kemi folës (Kryetar të parlamentit) , Sekretari i përgjithshëm duhet të merr iniciativë për thirrje të seancës së parë të parlamentit të ri. Këtu nuk ka nevojë për takime të veçanta ndërmjet kryetarëve të grupeve parlamentare (të ardhshme) ose përfaqësuesve të partive ngase ato ende nuk kanë një mandat formal për të ndërmarrë ndonjë gjë.

Seanca e parë e parlamentit të ri udhëhiqet nga anëtari më i vjetër i Parlamentit. Kjo është një traditë përgjithësisht e pranueshme, sepse supozohet se anëtarët më të vjetër kanë përvojë të mjaftueshme dhe/ose urtësi për të bërë atë si duhet.
Përparësia e zgjedhjes së anëtarit të vjetër është ajo se kjo është një mënyrë e zgjedhjes së rastësishme: anëtari i vjetër mund të jetë prej çdo partie (jo domosdoshmërish prej partisë më të madhe). Duhet të theksohet se në Parlamentin e ri të gjithë janë të barabartë. Një ish kryetar nuk mund të udhëheqë seancën vetëm pse ka qenë kryetar – parlamenti i ri duhet të fillojë me një faqe të pastër, e kaluara është e kaluar. Arsyeja kryesore e kësaj qasje është se ne nuk kemi nevojë për asnjë lojtar të fuqishëm nga e kaluara të luajë rol dominues që prej fillimit të parlamentit të ri. Për shkak të pozitës së tij të mëhershme, ai mund të përpiqet që të manipulojë parlamentin e ri dhe kjo nuk është ajo çfarë ne duam. Seanca e parë e Parlamentit duhet të jetë një libër i hapur për të gjithë, transparente, pa lojëra të pista.

Pasi mandatet e anëtarëve të rinj të parlamentit  u miratuan, parlamenti fillon me zgjedhjen e kryetarit të ri. Është e rëndësishme që kjo të mos vonohet, sepse Parlamenti është një institucion i pavarur që duhet të fillojë sa më shpejtë që është e mundur. Pritja për formim të Qeverisë, nëse nuk e dimë paraprakisht sa do të zgjasë, nuk është një ide e mirë, sepse Parlamenti duhet të jetë institucioni në krye të gjithë institucioneve tjera, nuk i nënshtrohet formimin të Qeverisë, por është vërtetë i pavarur.

Paramendoni, bazuar në procedurat parlamentare, kryetari i ri është zgjedhur nga disa anëtarë, por pas disa muajve, pas një marrëveshje me Qeverinë e re, papritur kryetar i ri mund të mos jetë pjesë e koalicionit. Nëse është rasti, është koha që të korrigjojmë këtë situatë dhe të zgjedhim një Kryetar të ri (përveç nëse të gjithë janë të kënaqur më kryetarin e ri). E rëndësishme është që parlamenti të fillojë me punë sa më shpejtë që është e  mundur. Në rastin e Maqedonisë, ka një numër të madh të detyrave para: zgjerimi i mandatit të Prokurorirsë Speciale, vlerësimi i zgjedhjeve, zhvillimi i një plani gjithëpërfshirës të veprimit për të luftuar ndotjen e ajrit në Shkup dhe në qytete tjera, hetimi i ri në skandalin e përgjimit, një rishikim i plotë i lirisë së mediave,…

Dhe kryetari? Shpresojmë që do të merr një vendim të mençur për kandidatin më të përshtatshëm të formimit të Qeverisë së re. Kjo është një përgjegjësi e rëndësishme që ai duhet të ketë parasysh se çdo kandidat që ai do të propozojë nuk do të shkatërrojë atë çfarë ka mbetur nga demokracia në Maqedoni, por duhet të angazhohet në mënyrë aktive që të formojë Qeveri në nivelin e duhur për të sjell përsëri demokracinë e vërtetë, me politikanë më të përgjegjshëm, jo një parlament i cili është kukull e atyre në pushtet, me një gjyqësor të pavarur, përfshirë këtu gjykatat, Prokurorinë dhe Gjykatën Kushtetuese, të pavarur nga ata që janë në pushtet.

Dhe Parlamenti? Sytë dhe veshët e qytetarëve, përfaqësuesit e zgjedhur duhet të detyrojnë Qeverinë për llogari-dhënie, të kontrollojnë aktivitetin e tyre dhe të sigurohen se Qeveria është atje në shërbim të qytetarëve, sepse kjo është pse demokracia vepron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button