Gruevski: E di BDI-ja se si të mos realizohet dygjuhësia

“Dy gjuhësia në të gjithë territorin nuk mund të realizohet nëse VMRO-DPMNE është kundër”, ka deklaruar ish kryeministri Nikolla Gruevski më intervistën e tij dhënë për gazetën Dnevnik, transmeton Portalb.

Në pyetjen se si mund të stopohet realizimi i dygjuhësisë nëse LSDM shkon në koalicion me partitë shqiptare, Gruevski i prerë në qëndrim:

“E dinë në BDI se si”, tha shkurt ai.

Sipas tij, shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë. Megjithatë, ai, një ditë para se presidenti Ivanov t’ia japë mandatin, paralajmëron se do të tentojë të formojë Qeveri, por përkujton BDI-në se as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008 nuk ka dashur koalicion me partinë e Ahmetit, por se ata kanë qenë zgjedhja e tyre, për shkak se prapa tyre kanë qëndruar pjesa më e madhe e votuesve shqiptar.

Gruevski në intervistën e tij flet edhe për ardhmërinë e Prokurorisë Speciale Publike. Ai thotë se nuk do të pajtohet për zgjatjen e mandatit të PSP-së.

Gruevski veçon se prej në aeroplan shihet se e njëjta punon nën sugjerimin e disa ambasadave dhe se dikujt nga jashtë i duhet PSP për vazhdimin e krizës politike në Maqedonisë.

“Nuk ka nevoja thelbësore ose juridike për ta vazhduar mandatin 18 mujor të PSP, ka nevoja politike nga faktori i jashtëm për realizimin e interesave dhe qëllimeve të tyre. Ideja për prolongimin e PSP-së nuk del nga PSP. Këtë e di, nuk e supozoj”, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button