Dotrmundi mundi lehtë Zenitin

Borussia Dortmundi ka bërë një paraqitje shumë të mirë kundër Zenit St. Petersburgut në Stadion Petrovskij, ku fitoi me rezultat 4-2.

Ekipi gjerman e filloi  sfidën në mënyrë të vrullshme duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Henrikh Mkhitaryan (4’) dhe Marco Reus (5’) dhe me këtë epërsi përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, vendasit e ngushtuan rezultatin përmes Oleg Shatov (58’), mirëpo Robert Lewandowski shënoi golin e tretë të mysafirëve (61’). Në vazhdim, Zeniti fitoi një penalti, të cilën Hulk e konvertoi në gol (69’).

Mirëpo, Lewandowski nuk la hapësirë për eufori të vendasve duke realizuar golin e dytë personal (71’). Borussia Dortmundi është favorit për të kaluar në çerekfinale, pasi ndeshjen e kthimit e zhvillon përpara tifozëve të vet.

Lajme të ngjashme

Back to top button