“Përgjimi i telefonatave”, Erdogan: Montazh imoral

Gjatë një fjalimi para grupit parlamentar të partisë së tij, kryeministri i Turqisë, Recep Taip Erdogan mohoi autenticitetin e përgjimit të regjistruar, që e akuzonte atë për korrupsion. “Dje ata publikuan një lojë që e kanë montuar dhe dubluar vetë. Ky është një sulm i turpshëm ndaj kryeministrit të Turqisë,” tha ai.

Përgjimi u hodh në internet më 24 shkurt dhe përmbante biseda telefonike midis Erdoganit dhe djalit të tij, në datën 17 dhjetor. 

“Po bëja thirrje për javë të tëra. U thashë: Publikoni gjithçka që keni, zbuloni çfarëdo që mbani. Dhe ata shkojnë dhe bëjnë një montim imoral dhe e publikojnë. Madje edhe fabrikimi ka moral dhe njerzillëk,” tha Erdogani, duke lajmëruar se Partia drejtuese Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), do të përdorte të njëjtën teknologji dhe do të publikonte të njëjtat kaseta për liderët opozitarë.

Ai akuzoi opozitën për oportunizëm pasi Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) mbajtën takime të jashtëzakonshme mbi regjistrimet e përhapura. “Bordet ekzekutive të CHP dhe MHP mbajtën takime të jashtëzakonshme. Pse? Sepse ato (po mendojnë) sesi të fitojnë avantazhe mbi montimin. Ne nuk mund ta nxjerrim atë nga kutia e votimit dhe asnjë krim nuk po ndodh. Ndoshta mund ta bëjmë falë (ndihmës) nga përtej oqeanit,” tha ai, duke iu referuar studiuesit islamik të vendosur në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin e ka akuzuar në mënyrë të përsëritur për orkestrimin e hetimeve. 

Regjistrimet e zërit kanë dërguar valë tronditëse në politikën turke, duke e nxitur zyrën e kryeministrit të bëjë një deklaratë për të denoncuar një “manipulim” dhe kërkon dorëheqjen e opozitës.

Në datën 25 shkurt, MHP iu bashkua thirrjes së CHP për dorëheqjen e qeverisë, me liderin e saj Devlet Bahçeli, që i përshkruan regjistrimet si “trullosëse”.

“Është raportuar se kryeministri Erdogan thirri të birin, Bilalin dhe i kërkoi të bëhej bashkë me vëllanë e tij, Burakun, xhaxha Mustafanë dhe kunatin, Berat, për të hequr qafe nga shtëpia të gjitha paratë e vjedhura, sa më shpejt të ishte e mundur. Kuptohet se kryeministri, urgjentisht dhe me këmbëngulje kërkoi që 2.2 bilionë (lira turke) nga paratë e fshehura në adresa të ndryshme të zhdukeshin,” tha Bahçeli gjatë takimit të grupit partiak në Ankara. “Nëse këto biseda janë të vërteta dhe asgjë nuk është shtuar, atëherë do të jetë e pamundur të flasim për kredibilitetin, humanizmin dhe, më e keqja, për moralitetin e një personi në pozicionin e kryeministrit,” shtoi ai.

“Një president nuk mund të flasë me kryeministrin”

Erdogani i përshkroi raportet e regjistrimeve të shpërndara që u publikuan nga dy gazeta në 24 shkurt si “skandali më i madh i përgjimit në historinë turke.” 

Sipas raporteve, qindra njerëz, duke përfshirë kryeministrin, ortakët e tij më të afërt, kreun e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), po ashtu edhe një numër gazetarësh, studiuesish dhe liderësh në biznes, janë regjistruar nga përgjuesit. 

Erdogani tha se skandali justifikoi ligjet e fundit që i dhanë më tepër kontroll qeverisë mbi internetin dhe agjencinë e inteligjencës. 

“Është shumë interesante; ata madje regjistrojnë telefonatat e fshehta të shtetit nga atje. Një president nuk mund të flasë me një kryeministër pa u regjistrua në çast” tha ai, duke kërkuar nga gjyqësori të marrë masa për përgjimin masiv. “Ne do të marrim masa ligjore ndaj këtyre aktiviteteve (regjistrimeve). Nëse i lëmë të vazhdojnë, nuk do të ketë privatësi për familjet, as për shtetin në këtë vend.”

Djali i ish-ministrit të Mrendshëm, Muammer Guler dhe ai i ish-ministrit të Ekonomisë Zafer Çaglayan janë ruajtur nën arrest që ditën e mësymjeve, bashkë me biznesmenin iranian Reza Zarrab, i konsideruar si dyshimi kryesor për hetim. Bilal Erdogan është analizuar së fundmi si pjesë e hetimit për marrje ryshfeti, pas një periudhe të gjatë pasigurie rreth implikimit të tij në këtë rast. Qeveria e ka akuzuar Gulen për orkestrimin e hetimeve dhe ka filluar një pastrim masiv për simpatizantët e tij nga shërbimi civil./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button