Këta janë meshkujt me të cilët nuk duhet të martoheni!

Zgjidhja e personit me të cilin do të kaloni është një nga vendimet më të rëndësishme. Me disa njerëz mund të kaloni mirë, por ndoshta ata nuk janë të duhurit për tu martuar.

1.Me një mashkull i cili ka vende të preferuara baret ose club-et Mund të jetë argëtuese kur jeni 20 vjeç, por me kalimin e moshës nuk duhet të jetë më. Nëse nuk ka ndryshuar mënyrën e jetesës, atëherë ai nuk është rritur. Ndoshta ky lloj mashkulli do të preferonte më shumë një natë me miqtë se sa me ju. Martohuni me një njeri të qëndrueshëm, një njeri që do të rritet me ju.

2.Me dikë që ju premton lidhje serioze thjesht për t’ju mbajtur rreth vetes Ai jua ka premtuar për vite të tëra megjithatë martesa nuk po ndodh. Martohuni me mashkullin që vërtet ka qëllime afatgjata me ju.

3.Me atë që nuk ju kushton kohë Nëse e shihni se partneri nuk ju mbështet kur e keni të dashur, ai nuk do ta bëjë këtë as kur të jeni bashkëshortë. Martohuni me dikë i cili ju jep rëndësi ndjenjave tuaja dhe nuk lejon dikë t’ju bëjë të ndjeheni keq.

4.Me një mashkull që është më i këndshëm me të tjerët se sa me ju Keni një listë me 100 vajza që ju e dini që duan të dalin me të (siç thotë ai), por nuk e dni nëse ai mendon se jeni e bukur. Ai nuk i ka problem komplimentet dhe të qenit i këndshëm me të tjerët, por me ju po. Martohuni me mashkullin që ju bën të ndjeheni mirë sepse çdo femër ka nevojë të dëgjojë komplimente.

5.Me dikë që e ka frikë angazhimin Është e tmerrshme ideja që duhet të martoheni me mashkullin i cili thotë se nuk e do martesën. Nuk u takon juve ta ndryshoni këtë person. Martohuni me dikë që nuk ka dyshime se do të jetë me ju përgjithmonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button