Skandal përgjimesh në Turqi, publikohen bisedat telefonike të Erdoganit

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka anuluar një takim me Komitetin Ekskluziv të Industrisë së Mbrojtjes, raporton “CCNTurk”. Arsye e këtij vendim sipas televizionit privat turk është se Erdogan kërkon “të pushojë”.

Një lajm i tillë vjen një ditë pas publikimit të katër bisedave telefonike mes kryeministrit turk me djalin e tij, biznesmenë dhe përfaqësues të medies, që janë kryer më 17 dhjetor 2013-të.

Pas publikimit të bisedave, Erdogan ka mbajtur një takim urgjent me kreun e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës mbi këtë përgjim që e inkriminon atë në çështje korruptive.

Në një komunikatë për shtyp, kryeministri e cilëson bisedën “produkt të një montazhi”.

Por, kreu i opozitës, Gursel Tekin thotë se bisedat telefonike nuk është e falsifikuar dhe akuzon qeverisë për mos lejin të publikimit të këtyre bisedave.

“Hurrieyet Daily News” thotë se nuk mund të verifikojë autenticitetin e këtyre regjistrimeve të publikuara në YouTube, që kanë marrë mbi 1.2 milionë shikime në 12 orë.

Në bisedën me djalin, Erdogan i kërkon Bilalit të largojë miliona dollarë para cash nga shtëpia. Zëri i Bilal Erdogan është dëgjuar edhe më parë në regjistrime që e përfshijnë atë në çështje korruptive. Toni i zërit është i ngjashëm me bisedën e fundit.

Biseda është bërë ditën që policia shoqëroi djalin e Erdoganit dhe tre ministra të qeverisë së tij. Djali i kryeministrit turk dëgjohet duke thënë se janë për të larguar nga shtëpia dhe 30 milionë euro.

Erdogan paralajmëron djalin e tij që të tregohet i kujdesshëm dhe të mos japë detaje në telefon pasi mund të përgjohet./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button