Smartphonët pushtojnë botën

Lufta për tregun miliardësh të smartphonëve po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Me aleanca të reja synohen tregje të reja. Panairi ndërkombëtar i Barcelonës prezanton të gjitha zhvillimet.

Godtijen e parë në panair nuk e dhanë prodhuesit e smartphonëve, por Fordi, prodhuesi amerikan i automjeteve. Ai zbuloi në stendën e panairit të tij makinën e re Focus, një makinë që shitet me sukses në të gjithë botën. Drejtuesi i Fordit për Europën, Stephen Odell para hapjes përdori shprehjen tanimë tradicionale: Ja ku është ai, Focus i ri, dhe ju jeni të parët që e shihni”. Ky është i pari model automjetesh me më shumë komoditet dhe sisteme sigurie të përmirësuara që shitet në Europë, transmeton DW.

Kjo ndodh tani në botën digjitale: Automjetet e rinj nuk prezantohen më në panairin e madh të automjeteve në Gjenevë në javën e ardhshme, por në Barcelonë, në panarin më të madh digjital, Kongresin Botëror Mobil, MWC. Pse kjo duket qartë: Interneti është futur prej kohësh në botën e automjeteve dhe miliona makineri të lidhura me rrejtin janë një vizion mjaft premtues: Për prodhuesit e automjeteve, për ofruesit e teknologjisë mobile dhe firmave të teknologjisë së lartë. Stephen Odell i vlerëson këto zhvillime: “Kjo përshkruan atë që edhe ne mendojmë: se si do të zhvillohen sistemet e transportit në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme. Dhe çfarë teknologjish, modelesh dhe partneritetesh nevojiten për këtë.”

Smartphonët në qendër të panairit

Por sigurisht Barcelona është në radhë të parë një panair për celularët, smartphonët dhe Tablets të të gjitha llojeve. Në metropolin në brigjet e Mesdheut takohen emrat më të njohur të fushës të telefonisë mobile. Në qendër Samsungu, ndërkohë çdo i treti telefon i shitur në botë është prodhim i koreanëve. Apple që tradicionalisht nuk merr pjesë në këtë panair ka vetëm 16% të tregut. Pozicionin e tij të rëndësishëm Samsungu do ta çimentojë me një model të ri, Galaxy S5, i cili u prezantua në Barcelonë, së bashku me risi të tjera si smartwatch – një lloj ore digjitale me shumë funksione.

Tregje të reja

Në panair tregohen edhe tendencat ku po shkon zhvillimi i kësaj teknologjie. Vërtet që vitin e kaluar u shitën rreth 1 miliardë smartphonë në të gjithë botën, një rritje orej 42% ,krahasuar me vitin 2012. Ritmet e rritjes janë shpejta, por bumi i shitjeve vjen nga Azia, Amerika Latine dhe Afrika. Në Kinë tregu i smartphonëve është gjigand, por si Samsungu edhe Apple duhet të përballen aty me konkurrencën e fortë vendase, Coolpad, Oppo apo Xiaomo.

Në Barcelonë i kushtohet vëmendje edhe një zhvillimi tjetër: smartphonët me dizajn gjithnjë e më perfekte dhe me më shumë funksione duhet të mbeten të leverdisshëm në çmim. Sepse në tregjet që parashikojnë të hyjnë prodhuesit e mëdhenj, njerëzit nuk mundtë paguajnë çmime të larta për celularët.

Një smartphone për 25 dollarë?

Këtë shans duan të kapin prodhues si Nokia apo Mozilla. Dega e prodhimit të celularëve tek Nokia, e cila pritet të blihet plotësisht nga Microsoft-i prezantoi në panairin e Barcelonës një smartphnë me sistemin Android të Google. Deri më tani Nokia ka përdorur versionin e Microsoftit, ëindoës Phone. Me versionin Android është e mundur që smartphonës të shiten në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion ekonomik për nën 25 euro.

Por akoma më lirë do të ofroojë fondacioni jofitimprurës Mozilla. Së bashku me prodhuesin e çipëve elektronikë Speadtrum, Mozilla po punon të prodhojë e nxjerrë në treg një aparat celular për 25 dollarë.

Lufta e tregjeve të telefonisë mobile mbetet interesante. Në Barcelonë u ngjit në ringun e të mëdhenjve edhe kreu i shërbimit sms, ëhatsapp të sapoblerë nga Facebooku, Jan Koum. Ai deklaroi se së shpejti me këtë shërbim do të mund të telefonohet- sigurisht pa pagesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button