Tiranë, arrestohet shoferi i ambulancës, i dehur në timon përplasi tre makina

Drejtuesi i një autoambulance të një materniteti në Tiranë është kapur nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Islam Alla, 47 vjeç u kap ditën e djeshme në zonën e “Kodrës së Diellit” derisa duke drejtuar autoambulancën ai përplasi tre automjete.

Policia Rrugore i ka bërë testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se ai e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 1.00mg/l, shkruan Lapsi.al.

Gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button