Në këto rrugë ka ndalesa dhe kufizime

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në mënyrë të vështirësuar, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë.

Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në Pletvar, si dhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër. Ndalesa për kamionë është larguar në aksin rrugor Koçan – vendkalimi kufitar Dellçevë. Të mbyllur për komunikacion janë rrugët drejt fshatit Greman, Goshincë dhe Alshevc, ndërsa për shkak të mbetjeve të borës i ndërprerë është edhe qarkullimi në aksin rrugor Prilep-Vitolishte. Komunikacioni me vështirësi zhvillohet në aksin rrugor Kumanovë-Kriva Pallankë për shkak të mbetjeve të borës.

Aksi rrugor Shën Nikollë – Kumanovë i cili ishte ndërprerë për shkak mbetjeve të borës prej orës 04:50 është i kalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjeteve, shpejtësi të adaptuar dhe respektim të sinjalizimit të komunikacionit. Në gryka malore është e mundur dukuri më e shpeshtë e shembjeve, posaçërisht në akset rrugore Koçani – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Kattlanovë – Veles, Krushevë Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button