Goditet me armë një zyrtar i konsullatës amerikane në Meksikë

Një zyrtar i konsullatës së Shteteve të Bashkuara u plagos me armë dje në qytetin Guadalajara, të Meksikës, dhe autoritetet vendase janë duke u përpjekur të identifikojnë autorin.

Sipas një deklarate të prokurorisë së përgjithshme të Meksikës, gjendja shëndetësore e zyrtarit të plagosur është stabilizuar.

Një video e publikuar në Facebook nga konsullata amerikane tregon autorin duke pritur jashtë një garazhi përpara se të hapte zjarr ndaj makinës së zyrtarit.

Autori gjithashtu e kishte ndjekur zyrtarin, por pati pritur momentin kur ai të dilte me makinë nga garazhi, transmeton Arberesh.info.

Me sa duket, sulmuesi ka synuar ta vrasë duke qëlluar me armë drejt xhamit të përparmë të makinës.

Nuk dihet ende motivi i sulmit dhe ambasada amerikane nuk ka pranuar të identifikojë zyrtarin e plagosur.

Në video duket një burrë i veshur me këmishë blu dhe me syze dielli, por nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme për sulmuesin.

FBI-ja ka njoftuar një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për të dhëna që mund të ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button