fbpx

VMRO dhe LSDM analizojnë Deklaratën e përbashkët shqiptare

Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM ende nuk janë prononcuar rreth platformës së përbashkët të partive politike shqiptare.

VMRO-DPMNE dhe LSDM për Portalb.mk kanë thënë se ditëve në vazhdim do të dalin me qëndrim rreth platformës.

Nga VMRO-LSDM thonë se do ta analizojnë platformën, ndërkaq LSDM ende po e presin që e njëjta t’u dorëzohet për ta shqyrtuar.

“Duhet së pari ta analizojmë dhe pastaj do të deklarohemi”, tha shkurt për Portalb, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Ivo Kotevski.

“Ende nuk na është dorëzuar platforma, kur do ta kemi do ta shqyrtojmë”, deklaroi për Portalb zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

Deri tani, nga partitë maqedonase janë deklaruar, “E majta” dhe TMRO./Portalb

LEXO: Pas BDI, edhe Rilindje me Besë mbështet deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni

LEXO: Aleanca për Shqiptarët mbështeti deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button