Kinë, formohet njësit policor për ruajtjen e ambientit

Autoritetet e Pekinit kanë formuar njësit të ri policor për ruajtjen e ambientit pas pakënaqësisë së qytetarëve për shkak të ndotjes gjithnjë e më të madhe të ajrit në kryeqytetin e Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryebashkiaku i Pekinit, Cai Qi, deklaroi sot se njësiti i ri policor do të dënojë ndotësit lokal të ajrit përfshirë edhe ata bëjnë zgarë në të hapur dhe djegin mbeturina dhe sende të ndryshme.

Siç theksoi Qi, autoritetet e Pekinit planifikojnë që vitet në vijim të mbyllin më shumë se 500 fabrika që ndotin ajrin dhe të ndalojnë rreth 300.000 automjete.

Përveç kësaj, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do të vendosen jonizatorë për pastrimin e ajrit. Pekini edhe më tej radhitet qyteti më i ndotur në botë.

Në ditën e parë të vitit 2017, në kryeqendrën kineze ka qenë meteoalrami i kuq, si dhe në 25 qytetet përreth.

Mediat kineze raportojnë se në mbrëmjen e Vitit të Ri Pekini ka qenë më i ndotur se kurrë, ndërsa qyteti i cili në mënyrë solemne ishte stolisur, në mbrëmjen nga 31 dhjetori në 1 janar për shkak të smogut nuk përfundoi atmosferën e Vitit të Ri.

Në Pekin, në të cilin jetojnë 11.5 milionë persona, këto ditë në fuqi është meteoalarmi i portokalltë për shkak të ndotjes, ndërsa banorëve u është bërë thirrje që të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Ndotësit më të mëdhenj në Pekin, janë fabrikat dhe automjetet e vjetra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button