Këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri? Ja si është e vërteta

Beatrix Ramosaj po shijon e lumtur prej më shumë se një viti dashurinë e saj me Ervi Cenollin, por as ajo nuk u ka shpëtuar thashethemeve. Në këtë fillimvit, ndërsa këngëtarja ka vendosur që profilin e saj në Instagram ta përditësojë duke mbajtur aty vetëm foto dhe video nga projektet muzikore, janë ngritur dyshimet se marrëdhënia e saj me Ervin ka marrë fund. Dyshimet për ndarjen u krijuan për shkak të fotove të fshira të Ervit nga Instagrami.

Largimi i të gjitha fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale, qoftë nga Beatrix, por edhe nga Ervi, kanë qenë indikatorë shqetësues të fansave të këngëtares. Por, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar në aspektin e romancës mes dyshes. E kontaktuar nga Prive, Beatrix sqaroi arsyet e risive në rrjetet sociale që eklipsojnë praninë e Ervit: “Ka ndryshuar fakti që median sociale kam vendosur ta përdor vetëm për të promovuar veten si artiste dhe muzikën time. Jetën private kam vendosur ta ruaj si të tillë, mendoj se kështu është më mirë‘ – shprehet Ramosaj. Ndonëse bashkë nuk do t’i shohim më shpesh nëpër Instagram dhe Facebook, duket se Beatrix dhe Ervi do vazhdojnë të shijojnë të qenit pranë njëri-­tjetrit në qetësi e larg syrit të publikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button