Kombinimi më i keq i darkës – dy produkte që i bashkojmë gjithmonë

Është e pakundërshtueshme tashmë që në darkë nuk duhet të pish një filxhan me kafe apo nuk duhet të hash një krem karamel a ҫokollatë të nxehtë para gjumit, po ndoshta nuk e dije se edhe një kombinim tjetër nuk të bën mirë kur e konsumon në darkë. Një ushqim i zakonshëm, që të gjithë ne e konsumojnë dendur në darkë, sipas ekspertëve, nuk është i këshilluar.

Po, është e vërtetë. Nëse nuk do që të rrotullohesh gjatë gjithë natës në krevat, duhet të bashkohesh me mendimin e ekspertëve që të mos hash mish pule në darkë. Duke pasur parasysh se mishi i puës është darka më e zakonshme në Amerikë, loja ndryshon komplet drejtimin, shkruan Class.

Russell Rosenberg, Ph.D., CEO i “National Sleep Foundation”, tregon për Health.com, cilat janë arsyet që mishi i pulës nuk rekomandohet në darkë. Mishi i pulës dhe ҫdo lloj proteine tjetër, nuk rekomandohet për t’u konsumuar në darkë, sepse e nxit trupin të fokusohet në tretje, ndërkohë që duhet të fokusohet te gjumi: “Tretja është një proces i ngadaltë, i cili supozohet të ngadalësohet deri në 50 për qind gjatë gjumit, por nëse ha shumë proteina, tretja bëhet më e ngadaltë”, – shpjegon Rosenberg.

Ҫfarëdo që të bësh, mos e kombino darkën me mish pule dhe me verë, sepse ndryshe do të rrish zgjuar gjatë gjithë natës. Është një përzierje që tretet shumë ngadalë dhe do të të bëjë të zgjohesh shpesh gjatë natës. Po ashtu, alkooli të bën të gërhasësh edhe më shumë, kështu që do të të krojojë më shumë shqetësim ty dhe partnerit”, – thotë Rosenberg.

Nëse do të dish cili është fruti më i mirë për të bërë një gjumë të qetë, përgjigjja është qershitë. Qershitë ҫlirojnë melantoninën, e cila sinjalizon trurin se erdhi koha e gjumit, sipas Keri Gans, një dietolog në New York City dhe autor i “The Small Change Diet.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button