Bebe Rexha zbulon surprizën e parë në fillim të vitit

“I got you” është videoklipi me të cilin Bebe Rexha, vjen në fillim të 2017. Prurja më e re në tregun e muzikës amerikane dhe përtej saj është mirëpritur, madje media roze nuk ka nguruar të gjejë edhe ngjashmëritë mes këngëtares me origjine shqiptare dhe Kylie Jenner, një nga motrat e famshme Kardashian, shkruan TvKlan.

Tejet sensuale, 27-vjeçarja po i përkushtohet karrierës solo, pasi disa bashkëpunimeve me emra të njohur të muzikës si David Guetta, Nicki Minaj.

2016-a mund të cilësohet për Bebeb Rexhen si një vit i suksesshëm. Përveç se disa nga këngët e saj, u kthyen ne hite dhe qëndruan në krye të klasifikimeve, ajo këndoi ne MTV Europe Music Awards dhe performancat e saj u vlerësuan nga kritika, në nëntorin e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button