LSDM: Qeveria në ikje po i le qytetarë pa rrymë në minus 20 gradë celsius

LSDM kërkon nga Qeveria në ikje menjëherë të kumtoj se pse i ka lënë pa rrymë qytetarët në minus 20 gradë.

Nga partia njoftojnë se në disa blloqe të Qytetit të Manastirit nuk ka rrymë. “Qytetarët duan ta dinë se pse janë lënë pa rrymë në këto ditë të ftohta”, thuhet në reagim.

“Sipas informacioneve tona Qeveria në ikje, do ta mbulojë skandalin, kërkon import të rrymës nga jashtë. Nëse është ashtu, sa do të kushtojë e gjithë kjo dhe a është zgjidhje”, pyesin nga LSDM.

LSDM kërkon që Qeveria t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button