Shaqiri: Partitë shqiptare vrapojnë pas Sasho Mijallkovit

Jemi dëshmitar që viteve të fundit politikën në Maqedoni ,e ka udhëhequr Sasho Mijallkovi. Sa për ilustrim VMRO mbasi mori pushtetin  në vitin 2006,vendosi se kë prej partisë shqiptare të merr në qeveri e jo vota shqiptare të respektohet. Kështu është shprehur Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha gjatë konfliktit të vitit 2001, transmeton Portalb.

“Në 2008 bëri zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe mori në koalicion BDI-në, dhe flaku pa nder PDSH-në  jashtë qeverisë. Në çdo bisedë ndërpartiake mes VMRO-së, dhe partive shqiptare PDSH dhe BDI, në këto bisedime merr pjesë shefi i sigurimit Sasho Mijallkovi. 

Tani ditëve të fundit na kanë lodhur me kërcënime liderët shqiptar kundrejt VMRO-së, vetëm e vetëm për ta hutuar elektoratin shqiptar pasi që ata janë të pafuqishëm ta ndryshojnë vendimin e Sashos. Secili ngarend pas Sashes qe te jetë ma besnik apo ma bindës për të qenë në qeveri se duhet mbijetuar disi me i mbajtur afër partizanët e partive të tyre. Por një është e sigurtë se si në BDI dhe PDSH ka njerëz të ndershëm dhe të shitur” thotë mes tjerash Shaqiri.

Sipas tij, do të ketë më shumë lëvizje prej BDI-së në drejtim të PDSH-së pasi që Mijallkov kontrollon partitë shqiptare apo votën e shqiptarëve.

“Për këtë mendim timin mundet që të preken aktivist të BDI dhe PDSH se po jua maj krahun Aliut apo Menduhit, por Allahun e kam dëshmitar se njërin e tjetrin pyeteni se më kanë hak edhe shumë mua si Xhezair Shaqiri. Unë vetëm po e jap mendimin tim për këtë situatë dhe në ditët që vijojnë do ti shohim punët se si do të shkojnë” thotë ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button