Ivanov te VMRO-ja, BDI sot hesht, PDSH misterioze

Heshtja ka kapluar anëtarët e Bashkimit  Demokratik për Integrim sa i përket konfirmimit të kryetarit aktual Gjorge Ivanov se do të kandidohet edhe për një mandat të ri duke dorëzuar kandidaturën në Konventën e VMRO-DPMNE-së.

Konventa do të mbahet më 1 mars dhe pritet që VMRO të zgjedh kandidatin e tyre për president shteti.

Pasi që zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani dje tha se kjo do të ishte thirrja e fundit për VMRO-në që ta zgjedh modelin e BDI-së për president konsenzual, sot është i pakapshëm për koment. Njëjtë ndodh edhe me deputetët e të njëjtës parti e cila nuk do ta përkrah Ivanovin dhe bën thirrje për ‘pjesëmarrje jo-aktive’ duke mos votuar.

Nga ana tjetër, brenda ditës ose nesër së fundi ptitet që lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ta përdorë të drejtën ekskluzive të dhënë nga kryesia për ta zgjedhur kandidatin për president të kësaj paritë.

“Janë dorëzuar katër kandidatura dhe presim që lideri të bëjë zgjedhjen” tha për Portalb, zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi.

Jo-zyrtarisht flitet për Iljaz Halimin ose për Miat Sadikun. Në mbledhjen e kryesisë mbrëmë është diskutuar edhe çështja dhe debatet e fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryesia ka vendosur mobilizimin e anëtarësisë dhe forumeve partiake, me qëllim të parapërgatitjeve për këto zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button